Përkundër një gjendje financiare shumë të rënduar, merkatoja e Interit ka qenë shumë pozitive.
Menaxhmeti i Neroazzurëve tashmë po bëhet gati për të sjellur emrat e rinj gjatë muajit janar.
Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi tashmë janë koordinuar me njëri tjetrin dhe kanë gati dy emrat e rradhës që synojnë ti sjellin në Giuseppe Meazza.
Njëri prej tyre është portieri i skuadrës së Ajax, Andre Onana i cili pritet që të zërë vendin e Samir Handanovic i cili mund të largohet verën e ardhshme.
Ndërsa emri i dytë do ti përkasë repartit të sulmit dhe bëhet fjalë për talentin italian, Giacomo Raspadori.
Në këtë garë Inter nuk do të jetë e vetme pasi shërbimet e tij po i kërkon edhe rivali i Juventusit.