Problemet e Juventusit që ka pasur me Paulo Dybalan për të rinovuar kontratën duket se do të vërehen gjatë muajit janar.
Kjo për faktin që argjentinasi po mendon seriozisht largimin nga Zonja e Vjetër dhe tashmë dy gjigantë europianë janë në garë për të.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona raportohet se e ka telefonuar argjentinasin duke i bërë të ditur atij synimet e klubit për ta transferuar atë.
Ende nuk dihet se si do të vendosë argjentinasi pas largimit të Cristiano Ronaldos, në qoftë se do të jetë në qendër të projektit apo do zgjedhë gjithashtu rrugën e portugezit.