AC Milan këtë verë tentoi disa herë që të siguronte shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Filip Kostic mirëpo pa sukses.
Calciomercato bën të ditur që anësori serb është i vendosur të rikthehet në Itali por nuk e ka ndërmend të veshë fanelën e Rossonerëve.
Në garë për të tashmë ka hyrë Interi tek të cili po shohin emrin ideal për të zëvëndësuar Ivan Perisic i cili nuk është më në planet e skuadrës Neroazzure.
Kujtojmë që Kostic ishte shumë pranë këtë verë që të firmoste me Lazion por një marrëveshje e tillë dështoi në fund.