Emri i Lorenzo Insignes tashmë është i ditur si një objektiv tejet i rëndësishëm për skuadrën e Interit.
Por ky nuk do të jetë objektivi i vetëm i kampionëve të Serie A të cilët këtë janar po synojnë të arrijnë edhe dy goditje tjera me parametra 0.
Një derbi mund të fillojë tashmë me skuadrën e Juventusit për shërbimet e Tolissos, i cili ka një kontratë kah fundi me Bayern Munich dhe pritet të largohet.
Emri tjetër i përket repartit të mbrojtjes dhe bëhet fjalë për Matthias Ginter nga skuadra e Borussia Monchengladbach i cili tashmë po monitorohet nga afër prej përfaqësuesve të skuadrës zikaltër.