Interi është duke planifikuar transferimin e Marcos Alonsos nga Chelsea.
Skuadra italiane po tenton të transferojë spanjollin që disa afate, mirëpo Blutë e Londrës nuk e kanë lejuar largimin e tij.
Skuadra londineze i ka bërë të ditur Interit se lojtari nuk është në shitje dhe ai është në planet e tyre.
Por, Nerazzurët mund të bindin Chelsean me 40 milionë euro, me Alonson që do të vendos më pas se ku dëshiron të luajë.
Mundësi tjetër për skuadrën italiane është edhe Filip Kostic i Frankfurtit, por Alonson e kanë si kandidatë potencial për krahun e majtë të mbrojtjes.