Inter dhe Roma kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter dhe Roma janë duke konsideruar mundësinë e një shkëmbimi në merkaton e janarit.
Ivan Perisic pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe Neroaxurët nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero.
Jose Mourinho njihet si një admirues i kroatit dhe e dëshiron 32-vjeçarin te Roma.
Giallorosët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Gonzalo Villar. Inter është në kërkim të një mesfushori dhe Neroaxurët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën e Romës.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të arrihet në janar.