Alessio Romagnoli largohet nga Milani, por jo nga Italia.
Qendërmbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli nuk e ka ndërmend ta rinovojë kontratën me Rosonerët dhe në fund të sezonit do të largohet nga San Siro.
Romagnolit i skadon kontrata me Milanin verën e ardhshme dhe interesimi për të nuk mungon aspak.
Calcio Mercato, raporton se Juventus synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Biankonerët do të nisin bisedimet me Mino Raiolan në janar.
Chiellini pritet të pensionohet dhe Biankonerët e shohin Romagnolin si zëvendësuesin ideal.