Gabriel Jesus në Serie A, por jo te Juventusi.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus pritet të largohet nga Etihad në fund të sezonit.
Braziliani ishte pranë largimit nga City gjatë kësaj vere, por Qytetarët nuk arritën të transerojnë Harry Kane dhe braziliani u detyrua të mbetet në klub.
Jesus ishte i lidhur me një transferim te Juventusi, por sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane në garë për 24-vjeçarin është përfshirë edhe Interi.
Neroaxurët e konsiderojnë Dzekon si një zgjidhje e përkohshme dhe synojnë transferimin e një qendërsulmuesi të ri.
Drejtuesit e Interit e shohin Jesusin si përforcimin ideal për merkaton e verës. Jesus ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe verën e ardhshme çmimi i tij do të jetë më i ulët.