Federico Dimarco largohet nga Interi.
Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco e ka nisur sezonin e ri mjaftë mirë duke realizuar një gol dhe dy asistime në shtatë ndeshje të luajtura.
23-vjeçari rrjedh nga akademia e Interit dhe këtë vit ka arritur që të sigurojë një vend në skuadër.
Mediat spanjolle, raportojnë se Dimarco ka tërhequr vëmendjen e Diego Simeones me paraqitjet e tij dhe uruguaiani ia ka kërkuar drejtuesve të Atleticos transferimin e italianit.
Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë Dimarcon për 25 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Atleticon.