Juventus po studion opsionet më të mira në merkato në mënyrë që të përforcojnë skuadrën e tyre në mënyrën e duhur.
Reparti që pritet të ketë vëmendjen më të madhe është ai i mesfushës ku dy emra tashmë janë zgjedhur nga drejtuesit e skuadrës së Zonjës së Vjetër.
Mirëpo pritet që njëri nga Weston McKennie ose Aaron Ramsey të largohen nga skuadra para se të vijnë emrat e rinj.
Emri i parë që pritet të transferohet nga Zonja e Vjetër është ai i mesfushorit të Monacos, Aurelian Tchouameni me një vlerë në merkato rreth 40 milionë euro.
Pas tij Biankonerët pritet që të hidhen në sulm për yllin e skuadrës gjermane të Borussia Dortmund, Axel Witsel por ky pritet të transferohet falas për shkak se kontrata i skadon në qershor të 2022.