Tek Milan është rikthyer një problem serioz sa i përket rinovimeve të kontratës ku përveç Franck Kessie tashmë edhe një tjetër futbollist ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili ka një kontratë që skadon në qershor të 2022 dhe Rossonerët nuk kanë qenë të aftë për të siguruar nënshkrimin e tij.
Tashmë e ardhmja e qendër-mbrojtësit është në ‘ajër’ ku Juventusi menjëherë ka filluar lëvizjet e para për të siguruar shërbimet e italianit.
Paga që kërkon ai është 3.5 milionë euro në sezon, shumë kjo e përballueshme nga Zonja e Vjetër.