Barcelona në krizë, ylli i Blaugranëve transferohet në Serie A.
Që nga largimi i Lionel Messit, Barcelona ka rënë në një krizë të madhe.
Për shkak të problemeve financiare, Barcelona nuk ka arritur të bëjë përforcimet e duhura në merkato dhe Blaugranët janë në krizë rezultatesh.
Mundo Deportivo, raporton se pikërisht për shkak të situatës së krijuar në klub, Sergi Roberto ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe në fund të sezonit do të largohet nga Camp Nou.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë, Interi, shkruan Mundo Deportivo. Marotta është specialist i përforcimeve me parametra zero dhe në janar pritet të arrihet marrëveshja.
Neroaxurët e shohin Roberton si një përforcim ideal, pasiqë mund të luaj në disa pozita.