Andrea Belotti ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës e cila i skadon verën e ardhshme.
Sulmuesi i shkëlqyeshëm i Torinos dhe i kombëtares italiane refuzoi këtë ofertë për shkak se po kërkon një aventurë të re.
Deri më tani nuk është nënshkruar asnjë kontratë e re edhe pse interesimi për është më i madh se kurrë.
Për 27 vjeçarin në garë për të siguruar shërbimet e tij janë skuadra të mëdha italiane si Atalanta, Inter dhe Juventus.
Më herët flitej për një largim të mundshëm nga Italia por gjithçka është hedhur poshtë pasi ylli i Azzurëve do ta vazhdojë karierën tek ndonjëra prej skuadrave të lartpërmendura.