Icardi ndez garën akoma më shumë: Në Serie A por jo tek Juventus!

Emri i Mauro Icardit është gjithnjë i lidhur me një rikthim në Serie A por tashmë në garë për të nuk qëndron vetëm Juventusi.

Paris Saint Germain ka shprehur gatishmërinë e saj për bisedime për shitjen e argjentinasit dhe tashmë përveç Biankonerëve në garë ka hyrë edhe Milani me urdhër të teknikut Stefano Pioli.

Agjenti i Valerio Giuffrida ka pohuar këtë lajm duke pohuar që tashmë në garë për të ka hyrë edhe Milani i Piolit.

Nga ana tjetër edhe Interit i konvenon një gjë e tillë edhe pse do të përforcohet një rival direkt por në arkat e Neroazzurëve do të hyjnë plot 15 milionë euro nëse Icardi rikthehet në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here