Arrihet marrëveshje: Milan njofton largimin e yllit të saj!

AC Milan tashmë raportohet që ka arritur një tjetër marrëveshje largimi që do të realizohet gjatë merkatos së janarit.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Rossonerët tashmë kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Getafes për transferimin e Samu Castillejos i cili nuk është më në planet e teknikut Pioli.

Tani në negociatat mes palëve po diskutohen detajet dhe Milani është shprehur e gatshme që nga shitja e tij të përfitojë një shifër prej 6-7 milionë eurosh.

26 vjeçari ka mbetur në bankën rezervë pasi vendin e tij në formacionin e parë e morën Junior Messias dhe Alessandro Florenzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here