Miliona angleze: Chelsea bën për vete yllin e Interit!

Klubi anglez është duke monitoruar me kujdes situatën e njërit prej futbollistëve kryesorë të Interit.

Londinezët po kërkojnë që të bëjnë për vete mesfushorin e zikaltërve, Marcelo Brozovic të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Kroati ka një situatë jo të favorshme me Interin për shkak se deri më tani nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën me ta.

Tuttosport ka bërë të ditur që Chelsea po vëzhgon situatën dhe nëse vërejnë që diçka nuk po shkon mirë mes palëve atëherë do të ndërhyjnë në merkato për të transferuar kroatin gjatë verës së ardhshme ose edhe më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here