Ska rehati në Torino: 150,000,000 euro për de Ligt!

Pika kyçe e mbrojtjes së Zonjës së Vjetër padyshim që është qendërmbrojtësi holandez Matthijs de Ligt i cili tashmë po mendon për një aventurë të re larg Apenineve.

Calciomercato ka publikuar një lajm ku deklaron që agjenti i Matthijs de Ligt po mundohet që ta largojë mbrojtësin nga Torino gjatë verës së ardhshme.

Interesimi për të vetëm sa po vjen duke u rritur ku tashmë raportohet që 3 gjigantë europianë, Barcelona, Chelsea dhe Manchester City janë në garë për shërbimet e tij.

Juventus nuk është duke u ngutur për shitjen e tij dhe do e lejojë largimin e tij për një shifër 150,000,000 eurosh, para këto që dy gjigantët anglezë janë në gjendje ti ofrojnë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here