Kokëdhimbje për Beppe Marottan i cili po kalon në një periudhë të vështirë ku nga skuadra e tij rrezikojnë të largohen disa futbollistë të rëndësishëm.
Tashmë është një futbollist i Neroazzurëve i cili i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës pasi ka refuzuar rinovimin me skuadrën e Simone Inzaghit.
Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Marcel Brozovic i cili nuk po mendon edhe një sezon tjetër në Giuseppe Meazza.
Katalanasit nga ana tjetër kanë mundësinë që verën e ardhshme ta transferojnë atë me parametra 0 për shkak të skadimit të kontratës.
E ardhmja e kroatit tashmë duket e vulosur me një Inter që është e pafuqishme të rinovojë me të.