Situatë e krijuar tek Paris Saint Germain me Gianluigi Donnarumman i cili më shumë po qëndron në stol i lënë në hije nga tekniku Mauricio Pochettino.
Deri tani ai ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje sezonale në Ligue 1, i lënë në hije nga Keylor Navas dhe gjithashtu Pochettino nuk ka ndërruar mendje akoma për të bërë ndonjë ndryshim.
Për këtë arsye tashmë ylli i kombëtares italiane po mendon largimin dhe ka gati skuadrën e rradhës të cilën Mino Raiola ja ka gjetur.
Në top listë padyshim që qëndron skuadra e Juventusit e cila kërkoi transferimin e tij edhe gjatë verës që lamë pas por që nuk kishte sukses.
Zonja e Vjetër ka në plan huazimin e tij prej janarit për një vit e gjysmë dhe pastaj të blejë përfundimisht shërbimet e tij.