Gati gjithçka: Publikohet data e zyrtarizimit të blerjes më të madhe të vitit!

Derisa po përgatiten për ndeshjen kundër Torinos, Milan gjithashtu edhe po përgatitet për ndërhyrjet që do të bëjnë në merkaton e janarit.

Një bombë e vërtetë ka ardhur nga Spanja, një lajm që Milan ka kohë që po e priste.

Todofichajes ka bërë të ditur që Rossonerët kanë avancuar shumë në negociatat me Real Madrid për zyrtarizimin e transferimit të Iscos dhe kjo gjë pritet që të ndodhë ditët e para të vitit të ardhshëm.

Kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe Los Blancos po nxitojnë gjithashtu për mos ta humbur atë me parametra 0.

29 vjeçari kështu pritet që të jetë transferimi i parë i Milanit për merkaton e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here