Inter ka bërë të ditur që do të lejojë një tjetër largim nga skuadra, ndoshta edhe gjatë merkatos së janarit.
Bëhet fjalë për Christian Eriksen i cili është tashmë në kërkim të një skuadre jashtë Italisë ku mund ta vazhdojë karierën e tij.
Danezit i është vënë një defribilator pasi përjetoi një arrest kardiak në EURO 2020 në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës.
Kjo gjë i pamundësoi atij që të luajë në Serie A dhe për këtë arsye danezi tashmë po kërkon për një skuadër të re jashtë Apenineve.