Juventus, në krizë totale.
Verona e ish-mbrojtësit bardhezi, Tudor, ka fituar 2-1 në shtëpi dhe i ka shkaktuar humbjen e radhës skuadrës së Allegrit.
Protagonisti i ndeshjet së luajtur në Bentegodit ka qenë Giovanni Simeone, autor i dy golave të vendasve në minutën e 11-të dhe 14-të.
Juventus është zgjuar në pjesën e dytë, por goli ka ardhur vetëm në minutën e 80-të falë një goditje të bukur të McKennie.
Sulmet e Zonjës kanë qenë të vazhdueshme në minutat e fundit, duke shkruar shumë afër golit të barazimit me Dybala, i shmangur nga një pritje e mrekullueshme e Moontipo-s.
Juventus ka pësuar të paktën 15 gola në 11 javët e para të Serisë A për herë të parë që nga sezoni 1961/2, kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.