Zlatan Ibrahimovic në fund të këtij sezoni do të largohet përfundimisht nga skuadra e Milanit dhe ndoshta do të pensionohet nga futbolli i luajtur.
Paolo Maldini tashmë ka gati emrin e ri mirëpo blerja e tij nuk do të jetë e lehtë pasi në garë për të qëndron Fiorentina dhe Inter.
Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez i cili është pjesë e skuadrës së River Plate dhe ka një klauzolë me vlerë prej 25 milionë eurosh.
Siç bën të ditur TNT Sports, skuadra e Milanit ja ka vënë synim vetes që të mposhtë konkurencën e skuadrave italiane dhe ka bërë një ofertë në drejtim të argjentinasve me vlerë prej 20 milionë eurosh.