Inter: Eriksen sjellë emrin e parë në merkaton e janarit!

Tashmë është bërë e qartë që për të vazhduar karierën në fushën e blertë Christian Eriksen duhet që të largohet nga Serie A pasi këtu ligjet ja pamundësojnë të zhvillojë ndeshje.

Siç ka raportuar Tuttosport, Inter po mendon për një shkëmbim të danezit me portierin e skuadrës së Ajax, Andre Onana gjatë merkatos së janarit.

Portieri kamerunas nuk është duke kaluar një periudhë të mirë me skuadrën holandeze dhe fansat nuk dëshirojnë ta shohin atë me fanelën e skuadrës së tyre.

Nga ana tjetër danezi është duke kërkuar një skuadër të re dhe janari është muaji ideal për një shkëmbim të tillë duket pasur parasysh që të dy palët nuk po dëshirojnë të humbasin më shumë kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here