Në prag të derbit: 3 drejtues të gjigantëve europianë arrijnë në Milano, 2 yjet e Milanos do largohen!

Sonte me fillim prej orës 20:45 do të fillojë ‘Derbi de la Madonina’ në kuadër të javës së 12të të Serie A.

Milan do të presë rivalin e saj më të madh ndërkohë që në stadium do të jenë prezent edhe përfaqësues të 3 skuadrave të mëdha europiane.

Emisarë të Barcelonës, Manchester City dhe Tottenhamit të Contes do të jenë në Milano për të diskutuar me futbollistët e dy skuadrave, kontrata e të cilëve janë afër skadimit.

Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie.

Të dërguarit e gjigantëve europianë do të jenë të lirë për të diskutuar me futbollistët qysh nga muaji janar ku këta të dy do të hyjnë në 6 mujorin e fundit sipas kontratave aktuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here