Disa futbollistë të Juventusit gjatë muajit janar mund të largohen për shkak të vendimit të Massimiliano Allegrit për të mos mbajtur në skuadër emrat e tepërt.
Ka disa mundësi të dhëna nga tekniku italian që Adrien Rabiot nuk i ka shfrytëzuar duke mos bindur në fushë dhe tashmë francezi duket se e ka mbushur kupën.
Elnacional.cat ka raportuar që për shërbimet e tij interesim është duke shfaqur skuadra e Real Madrid dhe gjithçka mund të përmbyllet me sukses gjatë muajit janar.
Mbetet të shihet nëse Florentino Perez është akoma i interesuar për 26 vjeçarin pasi tashmë Allegri ka dhënë dritën jeshile për ta shitur edhe me 15 milionë euro.
Los Blancos ishin shumë të interesuar për francezin dhe blerja e tij duket opsioni i vetëm për shkak se kontrata e tij skadon në qershor të 2023.