Massimiliano Allegri i ka bërë të ditur drejtuesve të Zonjës së Vjetër që dyshen Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey nuk i ka më në planet e tij.
Tekniku biankoner po kërkon përforcime të reja për repartin e mesfushës dhe emri i parë që do të zbarkojë në Torino është gati.
Tuttosport ka bërë të ditur që Juventus është në bisedime me skuadrën e Borussia Monchengladbach për transferimin e yllit të skuadrës, Denis Zakaria.
24 vjeçari është një emër tepër tundues për Andrea Agnellin për shkak se futbollisti ka një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni dhe transferimi i tij mund të ndodhë edhe gjatë afatit të janarit për një shifër më të ulët.