Bordi drejtues i AC Milan ka marrë vendimin për të krijuar një fond prej 80 milionë eurosh për të rinovuar kontratat me 3 prej futbollistëve kyç të skuadrës.
Bëhet fjalë për Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Raphael Leao.
Rossonerët vazhdojnë që të kenë fokusin kryesor për të ardhmen e skuadrës.
Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që sapo të arrihet rinovimi me teknikun e skuadrës, Stefano Pioli, atëherë do të fillojnë negociatat për të arritur nënshkrimin e trefishtë me talentet e skuadrës.
Ky shihet si një investim i madh nga kuqezinjtë që me shifrën prej 80 milionë eurosh do të tentojnë kontrata të reja deri në vitin 2026 për të tre futbollistët.