Kamara tek gjiganti i Serie A!

Corriere dello Sport me anë të një shkrimi gjatë ditës së sotme ka theksuar mundësinë e transferimit të Kamaras nga skuadra e Marseille tek AC Milan.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës dhe për këtë arsye Rossonerët nuk po kërkojnë që të lëshojnë këtë mundësi të artë që kanë para vetes.

Franck Kessie pritet që të largohet në fund të këtij sezoni dhe mesfusha e Rossonerëve pritet të mbetet e zbrazët duke marrë parasysh edhe largimin e Calhanoglus gjatë verës që lamë pas.

Paolo Maldini tashmë ka filluar punën për Kamara dhe transferimi i tij duket një obligim për kuqezinjtë e Milanos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here