Një futbollist tjetër i madh i Interit pritet që të largohet gjatë muajit janar dhe për një gjë të tillë fajtor do të jetë Antonio Conte.
Neroazzurët tashmë e kanë bërë të ditur që Lautaro Martinez nuk do të largohet pasi para disa kohësh i rinovuan kontratën argjentinasit.
Mirëpo një futbollist tjetër i kampionëve të Italisë nuk ka asgjë të sigurt për të ardhmen e tij.
Bëhet fjalë për Stefan de Vrij i cili është njëri nga emrat e preferuar të teknikut italian.
Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 1992 ka një çmim në merkato që arrin vlerën e 47 milionë eurove dhe Inter mund ta shesë atë nëse një shumë e tillë do të ofrohet nga Tottenham.
Kontrata e tij skadon në qershor të 2023 mirëpo ai nuk ka shprehur gatishmërinë për të rinovuar me Neroazzurët dhe Beppe Marotta është i vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe nuk do lejojë një largim me parametra 0 të holandezit.