Skuadra e Milanit e ka filluar këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe është në garë për Scudetton.
Maldini dhe Massara besojnë plotësisht në një triumf në Serie A dhe për këtë arsye janë duke bërë gati një transferim të dyfishtë gjatë afatit të janarit.
Do të kërkohet të intervenohet në repartin e mesfushës dhe dy ardhjet e reja pritet që të jenë nga Ligue 1.
Emri i parë është i atij të Renato Sanches, futbollist i Lille.
Marrëdhëniet e mira të Rossonerëve me francezët kanë bërë që optimizmi për një transferim të tillë të mbizotërojë tek skuadra e Piolit.
Ndërkohë që emri tjetër është i atij të Yacine Adli nga skuadra e Bordeaux i cili më herët ka qenë nën pronësinë e Rossonerëve dhe tashmë po punohet për një marrëveshje të re për rikthimin e tij në San Siro.