Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli po kërkon që ta ‘italianizojë’ skuadrën e tij dhe tashmë ai ka gati emrin e duhur për të ngritur moralin e fansave bardhezi.
Goditja e parë italiane pritet që të jetë në repartin e portës ku një ish milanist pritet që të zërë këtë vend.
Bëhet fjalë pikërisht për Gianluigi Donnarumman i cili ka mbetur i zhgënjyer nga transferimi tek Paris Saint Germain.
Gigi ka fituar një sondazh në rrjetet sociale të bërë nga fansat Biankonerë të cilët e zgjodhën atë me përqindjen më të madhe të votave.
Por ai nuk pritet të jetë emri i vetëm nga kombëtarja italiane që mund të arrijë në Allianz Stadium.
Emrat tjerë janë ata të Jorginho, Di Lorenzo dhe Insigne.