Roman Abramovich nuk e ka ndërmend që të ndalë shpenzimet në merkaton e janarit dhe tashmë ka gjetur emrin e ardhshëm për ta transferuar në Londër.
Massimiliano Allegri i ka bërë të ditur Agnellit që nuk e llogaritë më në planet e skuadrës mesfushorin Adrien Rabiot.
26 vjeçari francez tashmë mund të vlerësohet si një futbollist i volitshëm në merkaton e janarit.
Blutë e Londrës po shohin tek Rabiot zëvëndësuesin ideal për Saul Niguez i cili ka qenë në vështirësi qysh prej huazimit të tij nga skuadra e Atletico Madrid.
Rabiot përflitej ditë më parë për një transferim tek Newcastle United mirëpo një gjë e tillë doli të ishte thjesht spekulim i mediave në ishull.
Blerja e kartonit të francezit pritet ti kushtojë skuadrës së Tuchel diku rreth 15 milionë euro.