Skuadra e Arsenal duket e ringjallur këtë edicion në Premier League dhe pronarët e klubit pritet që ti plotësojnë dëshirat e Mikel Artetas në merkato.
Skuadra e Topçinjëve tashmë ia ka mësyer Italisë dhe pikërisht skuadrës së Juventusit ku kërkon transferimin e njërit prej talenteve të kësaj skuadre.
Bëhet fjalë për Dejan Kulusevskin i cili nuk është emër i preferuar për teknikun Massimiliano Allegri.
Transferimi i talentit me prejardhje maqedonase pritet që të ndodhë në afatin kalimtar të janarit dhe londinezët tashmë kanë bërë gati një ofertë prej 35 milionë eurosh.