Calciomercato ka bërë të ditur që mbrojtësi i skuadrës së Ajax, Noussair Mazraoui ka shfaqur hapur dëshirën që të largohet në fund të këtij sezoni me parametra 0.
25 vjeçari i cili është futbollist që menaxhohet nga Mino Raiola ka ndezur menjëherë një garë të ashpër në Serie A ku disa nga gjigantët e Italisë janë të interesuar për shërbimet e tij.
Juventus, Milan dhe Roma po presin në rradhë për të bërë për vete yllin e skuadrës holandeze dhe tashmë gjithçka është në dorën e Raiolas.
Marokeni akoma nuk ka marrë një vendim personal për të ardhmen e tij mirëpo Mino Raiola mund të ndikojë shumë për ta sjellë atë në Apenine.