Lajm bombastik, Hirving Lozano largohet nga Napoli por jo nga Serie A!
Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano shkaktoi reagime të shumta pas deklaratës se dëshiron të luaj në ndonjë klub më të madh.
Meksikani ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar vetëm tre gola, ndërsa kontrata me Napolin i skadon në vitin 2024.
Calcio Mercato, shkruan se De Laurentiis është i hapur për shitjen e 26-vjeçarit dhe se agjenti i tij Mino Raiola ia ka propozuar meksikanin rivalëve të Napolit.
Mino Raiola thuhet se ia ka ofruar Lozanon Interit dhe se Neroaxurët janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo mundësi.
Lozano do të ishte përforcimi ideal për vijën e sulmit, pasiqë Sanchez pritet të largohet në janar nga Meazza.
De Laurentiis kërkon më së paku 20 milionë euro për ta lënë të lirë Lozanon, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajn.