Giuseppe Marotta që është drejtor gjeneral i skuadrës së Interit ka vendosur për të sjellur 3 emra të rinj në Giuseppe Meazza, raportojnë mediat në Itali.
I pari në këtë listë është portieri i skuadrës së Ajax, Andre Onana i cili pritet të zërë vendin e Samir Handanovic prej sezonit të ardhshëm.
Emri tjetër është ai i Filip Kostic.
Ylli i Eintracht Frankfurt deri më tani është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe Neroazzurët tashmë i kanë bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh skuadrës gjermane.
Kjo ofertë do të pranohet për shkak se Kostic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Emri i tretë është ai i Luka Jovic i cili nuk po gjen hapësira tek Real Madrid kështu që Inter është shndërruar në një skuadër ku mund ta vazhdojë karierën.