Nicolo Zaniolo largohet nga Roma, por jo nga Serie A!
Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Giallorosët.
Zaniolo ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Romën dhe ka realizuar një gol, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
Lënia jashtë skuadre ndaj Genoas dhe ftohja e marrëdhënieve me Mourinhon, kanë bërë që spekulimet për largimin e Zaniolos nga Roma të ndizen përsëri.
Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon të përfitojë nga situata e krijuar te Roma dhe ta rikthejë Zaniolon në rradhët e veta.
Roma kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Zaniolon dhe Marotta ka përgatitur ofertën joshëse për Giallorosët.
Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro dhe kartonin e Stefano Sensit.
Calcio Mercato, shkruan se bisedimet mes klubeve do të fillojnë në janar.