Denis Zakaria ka hyrë tashmë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Borussia Monchengladbach, duke bërë që interesimi për të të rritet akoma më shumë.
Skuadra gjermane i ka ofruar rinovimin zvicerianit mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga ai.
Ky refuzim ka bërë që skuadra e Juventusit tashmë të bëj hapin e parë pasi raportohet tashmë që bisedimet në mes palëve kanë filluar.
Tuttosport bën të ditur që Zonja e Vjetër ka pyetur përfaqësuesit gjerman për çmimin e futbollistit dhe mundësinë e transferimit të tij gjatë janarit.
Për 25 vjeçarin në lojë janë gjithashtu edhe skuadrat e Romës, Borussia Dortmund dhe Barcelonës.