SKANDALI: Hetimi mbi fitimet, zbulohet dënimi për Juventusin

Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që me dy deklarata ta shpjegojnë pozitën në të cilën gjendet klubi pas hapjes së hetimeve për mashtrim financiar.

Sipas deklaratës së parë, Juventus konfirmon se janë të mundshme sanksione financiare të cilat nëse vendosen,  „vazhdimësia e klubit do të jetë në rrezik”, ndërsa sipas skenarit të dytë, është e mundur që një numër i madh i aksionerëve të tërhiqet dhe kjo “Zonjës së Vjetër” do t’i kushtonte 225 milionë euro.

Një problem shtesë për Juventusin është edhe tregtimi i aksioneve në bursë, pra një kolaps i shpejtë dhe krizë financiare që do të nënkuptojë disa vite stabilizim.

Dënimi përfundimtar dhe më i tmerrshëm është përjashtimi i Juventusit nga të gjitha kupat evropiane të UEFA-s si dhe ulja e pozitës në listën zyrtare të vlerësimit.

Mediat italiane parashikojnë një gjobë financiare prej disa milionë eurosh, ndalesë për transferimin e lojtarëve në të paktën tre afate kalimtare, si dhe heqje të mundshme të të paktën një titulli të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here