Rosonerët për shopping në Olimpico!
Milan sot do të përballet me Salernitanan dhe Rosonerët synojnë tre pikët maksimale për tu ngjitur në krye të tabelës.
Pas dy humbjeve rradhazi në Serie A, skuadra e Piolit është rikthyer te fitorja duke mposhtur Genoan në transfertë.
Lëndimi i Kjaer ndaj Genoas ka ndezur alarmin te Milani pas konfirmimit se danezi do të qëndrojë jashtë fushave pë 6 muaj.
Rosonerët janë vënë menjëherë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Maldini e ka gjetur atë te Lazio.
Gazzetta dello Sport, raporton se Milan synon transferimin e Luiz Felipes nga Lazio në merkaton e janarit.
Brazilianit i skadon kontrata me Lazion në fund të sezonit dhe për Lotiton kjo do të jetë mundësia e fundit për të përfituar para nga shitja e tij.
Vlera e Felipes në treg është 18 milionë euro, ndërsa Milan pritet të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.