Gati shkëmbimi i merkatos së janarit, Benjamin Pavard në Serie A!
Mbrojtësi i Bayernit, Benjamin Pavard mund të largohet nga Allianz Arena, pasiqë e ka humbur rëndësinë në skuadër me ardhjen e Julian Naglesmann në stolin e Bavarezëve.
Francezi ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë vetëm një asistim, ndërsa kontrata me Bavarezët i skadon në vitin 2024.
E përditshmja gjermane Abendzeitung, shkruan se drejtuesit e Bayernit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Pavard dhe janë të gatshëm ta shesin atë.
Abendzeitung, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni synon transferimin e Arthur Melos nga Juventusi dhe se Bavarezët janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Pavard në këmbim të brazilianit.
Te Juventus janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë për një kohë të gjatë dhe te Zonja e Vjetër janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Arthur nuk po arrin të bind aspak.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe shkëmbimi sipas të gjitha gjasave do të realizohet në merkaton e janarit, shkruan Abendzeitung.