Nuk po luan te PSG: Layvin Kurzawa në janar te gjiganti italian

Layvin Kurzawa bën gati valixhet, gati transferimi në Serie A.

Mbrojtësi i PSG, Layvin Kurzawa është njëri nga lojtarët që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parku i Princave në merkaton e janarit.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos dhe Parisienët janë të gatshëm ta shesin atë.

Kurzawa ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro.

Portali i njohur italian, Calcio Mercato, shkruan se interesim për Kurzawan ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët janë të gatshëm ti ofrojnë PSG 5 milionë euro për kartonin e francezit, ndërsa Parisienët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe Kurzawa në janar do ta vesh fanellën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here