Marcelo tashmë dihet zyrtarisht se pas këtij sezoni nuk bën pjesë më në planet e skuadrës së Real Madrid.
Tashmë gara për të ka filluar të ashpërsohet ku sidomos skuadra të mëdha italiane kanë shfaqur interesim për transferimin e tij ku tashmë pos Juventusit favorit është edhe Inter.
Todofichajes raporton se Los Blancos janë të gatshëm për shitjen e brazilianit edhe gjatë janarit nëse vjen një ofertë e kënaqshme.
Antonio Conte është një trajner që e pëlqen shumë brazilianin dhe i ka bërë të ditur klubit të tij që dëshiron të ketë shërbimet e mbrojtësit të majtë në janar ose verës së ardhshme.