Herë pas here e përditshmja gjermane Bild ka nxjerrë informacione eskluzive që shpesh herë kanë rezultuar të vërteta.
Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur që Bayern Munich është duke kërkuar dy futbollistë për të zëvëndësuar Robert Lewandowskin dhe Kingsley Koman për sezonin e ardhshëm.
Dyshja nuk ka rinovuar kontratën dhe gjiganti gjerman tashmë ka kthyer sytë kah merkatoja.
Bild shkruan se Federico Chiesa dhe Lautaro Martinez do të jenë nën shënjestrën e Bayern Munich gjatë merkatos së ardhshme verore.
Vlahovic gjithashtu është përmendur mirëpo sipas këtij lajmi i gjithë fokusi është tek ylli i Juventusit dhe Interit.