Me sytë nga sezoni i ardhshëm, Milan është duke bërë gati terenin për një transferim të trefishtë me parametra 0.
Dy pritet të jetë nga Italia kurse përforcimi i dytë do të vijë nga Bundesliga gjermane.
Pas largimeve me parametra 0 të Gianluigi Donnarummas dhe Hakan Calhanoglu, tashmë duket se fati do ti buzëqesh Rossonerëve.
Emri i parë që pritet të transferohet është ai i Andrea Belottit, i cili përfundon kontratën me Torinon në fund të këtij sezoni dhe nuk e ka ndërmend që të rinovojë.
Pas tij në San Siro pritet të përfundojë braziliani me pasaportë italiane, Luiz Felipe i Lazios, kontrata e të cilit gjithashtu përfundon në fund të këtij sezoni.
Rossonerët janë duke përgatitur një ofertë 5 vjeçare për 24 vjeçarin me një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh, gjë që pritet të mposhtë edhe konkurencën e Interit.
Ndërkohë emri i tretë nga Gjermania është edhe objektiv i Juventusit.
Bëhet fjalë për yllin e Bayern Munich, Corentin Tolisso për të cilin Rossonerët duhet që të bëjnë një sakrificë financiare.
Për futbollistin e lindur në vitin 1994 po bëhet gati një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon plus edhe bonuse të tjera, që besohet se do të jetë e mjaftueshme për ta bindur atë që të transferohet në qytetin e modës.