Muajve të fundit Alex Sandro nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe tekniku Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të bëjnë gati një zëvëndësues për të.
Alex Sandro nuk ofron më garanci për krahun e majtë të mbrojtjes dhe Biankonerët janë të vetëdijshëm për një fakt të tillë.
Zonja e Vjetër ka vënë në shënjestër futbollistin e skuadrës së Benficas, Alejandro Grimaldo.
Anësori spanjoll i lindur në vitin 1995 shihet si zgjidhja ideale për krahun e majtë të Juventusit dhe transferimi i tij do të tentohet të realizohet gjatë afatit të janarit.
Me një kontratë që i skadon në vitin 2023, Biankonerët duhet që të paguajnë një shifër prej 25 milionë eurosh për ta transferuar atë në Torino.