Shkëmbimi i janarit: Ylli i Lazios në Meazza, ndërsa ylli i Interit në Olimpico

Inter dhe Lazio kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.

Që nga emërimi i Simone Inzaghit si trajner i Interit disa lojtarë të Lazios kanë përfunduar në shënjestrën e Neroaxurëve.

Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Interit është Francesco Acerbi. 33-vjeçari pritet të largohet nga Lazio në fund të sezonit pas zënkës me ultrasit.

Nga situata e krijuar kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët madje kanë përgatitur ofertën joshëse për Lazion.

Inter është i gatshëm t’ia ofrojë Lazios kartonin e Stefano Sensit në këmbim të Acerbit, shkruan Calcio Mercato.

Lacialët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here