Juventus hap dyert: Shitje e dyfishtë me vlerë 60 milionë euro!

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka filluar disa manovra që do ndikojnë shumë në merkaton e Zonjës së Vjetër.

Kampionët e shumëfishtë të Italisë kanë vendosur për 2 shitur dy yje të skuadrës në mënyrë që të krijohen kushtet ideale për blerjen e sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

Është skuadra e Tottenham që është e gatshme të ofrojë plot 60 milionë euro për dy talentë të Zonjës së Vjetër që nuk janë më në planet e Massimiliano Allegrit.

Fabio Paratici është hedhur në sulm tek ish skuadra e tij dhe kërkon transferimin e dyshes, Dejan Kulusevski dhe Weston McKennie.

Suedezi pritet të transferohet në Londër për 35 milionë euro, një futbollist ky që është ndjekur me vëmendje nga Antonio Conte edhe gjatë kohës kur drejtonte Interin.

Todofichajes ka bërë të ditur që presioni i Tottenham nuk do ndalet vetëm me Kulusevskin pasi edhe McKennie ka përfunduar në radarët e Spursave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here