Përforcimi i janarit: Milik dhe Kamara te gjiganti italian

Lajm bombastik, Arkadiusz Milik dhe Boubacar Kamara te gjiganti italian!

Që nga largimi i tij nga Napoli,  Aradiusz është i lidhur me një rikthim në Itali.

Polaku ka realizuar pesë gola këtë sezon ndërsa kontrata me Marseille i skadon në fund të sezonit.

Një tjetër lojtarë i Marseille i cili është në shënjestrën e gjigantëve italian është Boubacar Kamara.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e dyshes në merkaton e janarit.

Kamaras gjithashtu i skadon kontrata në fund të sezonit dhe te Marseille janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Zonja e Vjetër ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro për dyshen e Marseille dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here